Kushdo që e sheh këtë person, lajmëroni policinë (FOTO)

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, raporton Gazeta Express.

Policia përmes një njoftimi të lëshuar ka bërë thirrje që kushdo që e sheh Bashkim Sokolin ta lajmërojë te organet e rendit.

Ai dyshohet për dy vepra penale, vrasje në tentativë dhe vjedhje e rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com