Kush VRET turist në Shqipëri do e VARIM në mes te TIRANËS !

Pas krimit makabër ndodhur dje me dy turistët çekë, rrjetet sociale gumëzhijnë nga rebelimi, ndërsa jo pak prej tyre kërkojnë kthimin e dënimit me vdekje.

Për ta, kjo ngjarje është e papranueshme dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal. Kjo masakër, ka rikthyer në fokus debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ju sjellim në fokus dënimin e fundit me vdekje në Shqipëri, ndodhur në vitin 1992.

Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ata vranë pesë persona, mes tyre një foshnjë 8 muajshe.

Ky është dënimi i fundit me vdekje i aplikuar në Shqipëri, varje në mes të qytetit. Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë, kur dy vëllezërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto, me qëllim grabitjen e familjes.

Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtëpisë, së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes.

Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë në 25 qershor 1992, në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzish që erdhën dhe nga qytetet e tjera

- Advertisement -

MË TË FUNDIT