Kush po e pengon vajzën e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, që t’i hyjë politikës?

Bajram Rexhepi ishte kryeministër i parë i Kosovës i dalë nga institucionet e zgjedhura me votë të lirë pas periudhës së luftës.

Rexhepi i përkiste Partisë Demokratike të Kosovës. Ai nderroj jete në vitin 2017 pas një sëmundje të shkurtër.

Ai la pas vetës bashkëshorten Shpresën dhe vajzën Vanesën.

Ato sot kanë qenë të ftuara në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini duke rrëfyer për jetën e tyre dhe synimet për të ardhmen.

Shpresa, bashkëshortja e ish-kryeministrit Rexhepi tregon se janë shumë të lidhura me vajzën por kanë edhe kontradikta mes tyre, përcjell Telegrafi.

Ajo tregon se Vanesa është shumë e dhënë pas politikës dhe se dëgjon shumë lajme.

Vanesa nga ana tjetër thotë se ka ambicie për politikë pasi edhe përgatitja e saj profesionale si juriste janë të afërta.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT