Revista e njohur financiare “Forbes” ka publikuar sot renditjen e të ardhurave që boksierët kanë fituar përgjatë një viti nga duelet e zhvilluara dhe në krye të saj është ngjitur britaniku Anthony Joshua.
Britaniku, falë triumfit ndaj Joseph Parker arkëtoi plot 25 milionë dollarë, duke kapur kreun, ndërsa në vendin e dytë ndodhet kazaku Gennady Golovkin, që gjithashtu ka fituar një pozicion në renditje.
Ai që ka lëshuar kreun është meksikani Saul “Canelo” Alvarez, që tashmë renditet i treti, pasi këtë vit nuk ka zhvilluar asnjë sfidë, pas skandalit doping.
Në vendin e katërt ndodhet ukrainasi Vasil Lomachenko, që këtë pozicion kishte edhe më parë, ndërsa në vendin e pestë është ngjitur amerikani Deontay Wilder.
Renditja e “Top-10” boksierëve që kanë fituar më shumë
1-Anthony Joshua
2-Gennady Golovkin
3-Saul “Canelo” Alvarez”
4-Vasil Lomachenko
5-Deontay Wilder
6-Errol Spence
7-Terence Crawford
8-Sergey Kovalev
9-Daniel Jacobs
10-Mikey Garcia.