Kush janë vëlla e motër që u vranë sonte me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë u shënua në mbrëmje në lagjen Kodër-Rrëshen në Mirditë.

Motër e vëlla janë qëlluar me armë zjarri dhe më pas kanë humbur jetën në spital.

Personat që kanë humbur jetën mësohet se janë Esmeralda Filopati dhe Vladjon Filopati.

Ngjarja pritet të zbardhet nga policia që është në vendngjarje.

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT