Kush është kryeministri që spërkati gazetarët me dezinfektues, në vend që t’u përgjigjej pyetjeve?

Kryeministri Rama është hiç gjë në ndonjë sjellje të tij shpërthyese ose të shpenguar, nganjëherë dhe me nota humori, burim fantazie, në krahasim me ato që ofron homologu i tij tajlandez, sidomos kur është fjala për përballjen me gazetarët.

Prayuth Chan-ocha bëri një veprim të pazakontë në një konferencë shtypi, duke u bërë hit në mediat sociale.

Gazetarët e pyetën atë për rifreskimin e kabinetit, një pyetje që atij nuk i pëlqeu.

Ndaj, ai mori një spraj dezinfektues dhe filloi të spërkaste gazetarët, e gjitha gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shkruan BBC.

Chan-ocha është një gjeneral në pension dhe kjo nuk është hera e parë që ai ofron sjellje të tilla.

Njëherë ai tërhoqi një nga gazetarët për veshi, dhe në një tjetër rast ofroi veten në një version kartoni përballë tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT