Kush është i riu që la Ministrinë e Bujqësisë, për t’u marr privatisht me bujqësi? (VIDEO)

Të punuarit në administratën e Ministrisë së Bujqësisë, nuk i ofroi mjaftueshëm komoditet ekonomik.

Andaj, Valon Kuqica, nga Drenasi la këtë punë për tu marr privatisht me bujqësi e ndërmarrësi.

Ai këtë kapëcim, që është rast i rrallë në Kosovë, e rrëfeu në Sytë 7 të Klan Kosovës.

Të merresh me bujqësi, sipas 30 vjeçarit të diplomuar në ekonomi, ka leverdi të mirë në Kosovë. Madje, sipas tij, tashti ka përfitim financiar shumë herë më mirë se paga në Ministrinë e Bujqësisë.

Aktualisht, Valon Kuqica merret me kultivim të perimeve, dhe me tregti të tyre. Derisa ka edhe mbi 5 punësuar, varësisht nga stinori i punëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT