‘Kush e vrau’/ Motra shpërthen në lot kur mëson vdekjen e vëllait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mborje në Korçë, ku një 45-vjeçar është gjetur i vdekur nga bashkëfshatarët pranë lokalit të tij.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është Flamur Duçi, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë, pasi ka disa plagë në trup.

Duket se autorët e ngjarjes i kanë njohur mirë veprimet e Duçit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit, dhe aq pistat në të cilat po heton policia, nëse Duçi ka pasur ndonjë konflikt të vjetër, që ka degjeneruar në një akt të tillë ekstrem.

Ndërkohë në videon e mëposhtme shikohet e motra e viktimës që shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin për humbjen e jetës së vëllait të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.