Kusari-Lila rreth tentativës për shfuqizimin e Speciales: Ambasadorët evropianë e ai amerikan na thanë se do i tërheqin trupat e KFOR-it

Kryetarja e Alternativës që është deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për paraqitjen e ish drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Kusari-Lila ka thënë se i vetmi Rexhep Selimi ishte ai që nuk u ankua në Gjykatën Speciale.

“Prej tre tjerëve që ishin më parë, i vetmi Rexhep Selimi ishte ai që nuk është ankuar. Ai nuk ka thënë se nuk po më trajtojnë mirë. Ai ka thënë se edhe pse nuk pajtohet me këtë Gjykatë do ta mbrojë drejtësinë atje pasi ajo gjykatë është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sjellja e Selimit flet shumë”, deklaroi ajo në RTV Dukagjini.

Deputetja opozitare kujton edhe përpjekjen për shfuqizimin e Gjykatës Speciale që kishin marrë deputetët e PAN-it sa ishin në qeveri.

“Brenda dy orëve në Kuvend na erdhën fizikisht ambasadori i BE-së, SHBA-së, Britanisë, Gjermanisë. Na thanë se nëse tentoni ta shfuqizoni shtetet tona nga sonte do të japin urdhër për të tërhequr trupat e KFOR-it nga Kosova”.

Kusari-Lila madje kujton se në atë kohë ishte nata e Krishtlindjeve dhe ata u kishin përmendur që për shkak të atyre zhvillimeve në Kosovë kishin humbur festën me familjet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT