Kusari-Lila i reagon Gashit: Standardi i ri është që në ditën që i varrosëm dy minatorë, në Prishtinë u gjuajtën fishekzjarre

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi për, siç tha, trysninë që ka ushtruar ndaj deputetit Haxhi Shala.

Shala për të votuar Qeverinë Hoti duke i shkuar natën në shtëpi.

Ajo tha se është krijuar një standard i ri ku presidenti ka marrë drejtimin e ekzekutivit.

“Një standard i ri është filluar më 25 mars kur Kosova ishte në të gjitha mediumet ndërkombëtare për turpin e rrëzimit të Qeverisë në mes të pandemisë. Ky standard përkon me faktin se një qeveri zyrtarisht ia ka dhënë drejtimin dhe forcën presidentit. Ai prej sot është pajisur me drejtimin e ekzekutivit. Standardi i ri është me dalë publikisht një deputet dhe të tregojë se i vijnë në shtëpi në mes të natës dhe i thojnë ta votojnë një qeveri. Kjo qeveri nuk i ka as ato vota minimale që i mori”.

Kusari-Lila kritikoi ashpër LDK-në për festimin me fishekzjarre në ditën kur u varrosën dy minatorët që vdiqën në vend të punës.

“Në mes të krizës morale dhe politike ne kemi arsye për të festuar. Në ditën kur u varrosën minatorët u hodhën për 10 minuta fishekjzarre në Prishtinë”.

“Ju LDK jeni pa plan, sepse plan ka pasë vetëm presidenti. Fjalët për ta luftuar pandeminë janë pallavra”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com