Kurti pritet me ceremoni shtetërore në Tiranë, nis takimi me kryeministrin Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa vizitën e tij e nisi me takimin me kryeministrin Edi Rama.

Kurti është pritur me një ceremoni shtetërore në Tiranë, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.


Agjenda e kryeministrit Kurti:

Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.

Vendi Pallati i Brigadave, ora 09:00

10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45

Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.

Vendi: Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Vendi: Bashkia e Tiranës, ora 11:55

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vendi: Selia e PD-së, ora 12:20

- Advertisement -

MË TË FUNDIT