Kurti: Ndalimi i hajnisë dhe zhvatjes e rriti buxhetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rritja e buxhetit ka ndodhur për shkak se kanë ndalur hajnin dhe zhvatjen.

Ai, ka kritikuar opozitën duke thënë se me buxhetin që ka vendi, nuk mund ta realizojnë programin.

“Para 10 muajsh thoshin se programi ynë është tejet i mirë, por i parealizueshëm me këtë buxhet por ja që tani me këtë buxhet treguam që ndalja e hajnisë dhe zhvatjes na rrit shumë. Kjo dëshmon se sa e madhe na paska qenë hajnia dhe zhvatja”, ka deklaruar Kurti, raporton FrontOnline.

Sipas tij, puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojnë edhe në muajt dhe vitet deri në përfundim të mandatit të tyre./FrontOnline