Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Ajo e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se fushata kundër saj nuk nisi kur ajo iu bashkua listës zgjedhore të Vetëvendosjes e as kur u emërua ministre, por kur u kthye nga vizita në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në dhe sipas tij, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë në Kosovë, si pakkush tjetër.

“Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.”, ka thënë kryeministri.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT