Kurti e Osmani shkojnë në pritjen e Presidentit, ai i përshëndet me emra

Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, po marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Fjalimin e tij, Thaçi e nisi duke i përshëndetur Kurtin e Osmanin, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, në momentin kur Kryeparlamentarja Osmani ka arritur në Katedralen “Nënë Tereza”, ku po mbahet organizimi, ajo kalon afër Presidentit, pa u përshëndetur me njëri-tjetrin.

Pas fjalimit, Thaçi ka shtrënguar duart me rendin e parë të të pranishmëve, përfshirë edhe kryeministrin, Albin Kurti, gruan e kryeministrit, Rita Augestad Knudsen. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT