Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka vazhduar kundërshtimin e tij sa i përket emërimi të anëtarëve të Kushtetueses sepse është në kundërshtim me ligjin.
Kurteshi në një konferencë për media ka sqaruar se Zyra e Presidentes dhe Zyra e Bashkimit Evropian janë duke e nënvlerësuar punën e Avokatit të Popullit, raporton Indeksonline.
Kurteshi ka kritikuar Presidenten se nuk është transparente, duke treguar se i është drejtuar me pyetje dhe kjo e fundit ka zgjedhur heshtjen.
Kurteshi ia ka bërë tri herë pyetje zyrës së Presidentes kjo e fundit asnjë herë nuk iu ka përgjigjur pyetjeve, që sipas Kurteshit tregojnë jo transparencën e institucioneve më të lartë shtetërore.
“Ne e pyesim Presidentet nga kush po i fsheh këto të dhëna, dhe ua bëjmë me dije këtyre institucioneve që nuk kemi asgjë personale”, ka thënë Kurteshi./Indeksonline/
- Advertisement -