KURESHTJA 29 mars, 1999
Meqë neve telefoni së na punon që nga mëngjesi, përpiqem nga ai i Shefkiut (kojshisë së parë) të kuptojë se çfarë ka ndodhur në qytet. Ngaqë, flitet s kanë filluar thyrjet dhe djegjëjet masovike të dyqaneve dhe shtëpiave (!) shqiptare. Pasi që foli me Bahrinë (motrën) e cila banon mbi rstorantin “Dora”, kuptojë se edhe ajo është tejet e shqetësuar për tërë atë që po ndodhë para syve të sajë, poshtë në rrugën kryesore pothuajse të qytetit (pjesa e Kino “Rinisë”). Mundohem ta pajtojë me spejgimet e mija disi më të qeta, për gjëja një valë të plaçkitjeve “normale” (serike dhe ta planifikuar mirë nga regjisorët apokaliptikë!) që nuk e kanë gjatë. Ajo, me një shqetësim abnormal, që për bindjen time nuk isha mësuar ta ndjejë nga goja e sajë, vazhdon të më spjegojë me një gjysëm zëri, për gjoja pregaditjet edhe për shpërngulje të tërë familjes (Ahmetit, Arizonës, Albertit, Arlindit) së sajë!?
Ishte ky një “shok” tjetër për të cilin edhepse them se jemi në qendër të qytetit, nuk kisha kurrfar njohtimi. E lus që bisedën ta ndërprejmë, dhe të vijë ajo me Arizonën tek unë në shtëpi. Pas një gjysëm ore atë e vrejë me një emocion e disponim pakës si të rezervuar dhe të dyshimtë! Që në hyrje, e qortojë butësisht për tërë këtë alarmim histerik që kishte ushtruar në prezencëtë fëmijëve. Më spjegon më vonë detajisht se ishte fjala për një dezinformatë nga disa (sigurisht) individë të porositur që të përhapin “informata” të kësisojta.
Ndejti nja dy orë dhe vendosi të shkojë prap, e paralajmëroj që telefoni nuk na punon më! Për bindjen e sajë, kjo ishte edhe një paralajmërim i një befasie të mundëshme për ditët që do të na prisnin. I dhash kurajo që të bëhet e fortë, sepse vetëm këndëvështrimi joemocional i sutuatave dhe vështërsive në jetën e njeriut mundet të na shpëtojë të gjithëve. Në sytë, sjelljet dhe të folurit e sajë hetoja pasigurinë, shqetësimin dhe frigën që e kishte ndajë sidomos fëmijëve dhe pasurisë modeste që e kishte bërë me djersën e një punëtoreje të thjeshtë. Dhëndrri, me të kuptuar se bandat e “Arkanit” kanë arritur në qytet, më sygjeron edhe mua që disi së bashku të vendosim dhe të ikim këtej! I them, se duhet pritur, ngase e tërë kjo do të mund të jetë ndonjë lojë e ndytë dhe me paramendim e “sigurimit shtetëror” serb. Në këso situate, të territ të tërësishëm informativ, ku për të lajmëruar edhe komshiun e mbatanë rrugës për diç duhet kaluar këmbë, “thashethënat” kanë funksionin e krijimit të tensionimit ndëretnik, pasigurisë, frigës dhe në fund edhe ikjes nga vatrat tona.
Shqetësimi dhe friga e tyre, e arrinë kulmin kur përmes komshiut të tyre “kuptojnë”, largimin e pa gjurmë të familjeve të tëra shqiptare nga blloku ku ata banonin! Spjegimet e mija, që buronin kryesisht nga ekskluzivitetet e bindjes së thellë, se nuk duhet t’u plotësohet dëshira serbëve që të lëshohet Kosova, e jo nga ndonjë informacion i sigurt që e disponoja, hetova (në telefonimin që e bëra nga Sheki) që po pinin më ujë!
Pasi kuptova, për këtë u sygjerova që më së miri është të vendosin vetë për hapat e mëtejmë, sepse sygjerimet e mija të mëtejme, për ta, do të mundën me qenë, mos dhashtë zoti të gabuara.
Ditët e ardhëshme, me siguri do të jenë vendimtare për “(mos)qëndrimin” e tyre te mëtejmë në Prishtinë. Nuk do të kisha dëshiruar që të gabojë, në këtë diagnostifikim, tekefundit nuk jam i sigurt as për vetën dhe familjen time që nuk do të provojë “situata” të këtilla dilematike. Të presim dhe të shohim, se çfarë po ndodhë më tej?! Tekefundit, përkujtimi në përvojën e krimeve dhe vrasjeve masovike në Bosnjë, më shqetëson aq shumë, sa që as gjumi nuk më merrë i qetë
Nesër “DEPËRTIMI” 30 mars, 1999.
- Advertisement -