Kur zemra funksionon edhe jashtë trupit të njeriut (Video)

 

 

Kjo video e pabesueshme tregon një zemër funksionale duke rrahur jasht një trupi njerzor.

Zemra e tillë, e futur në kuti, është një e cila largohet nga trupi i njeriut, mbetet e papërdorshme për një kohë derisa të i vendoset në trupin e pacientit përsëri.

Kjo metodë pritet për të shpëtuar mijëra jetë dhe ka ndihmuar tashmë të rikthejë në jetë një baba të ri që ishte pranë vdekjes, përcjellë Klan Kosova.

Pra Lee Hall 26 vjecar, u diagnostifikua me një sëmundje të zemrës qysh kur ishte 14 vjecar, iu vu një pompë mjekësore për ta mbajtur atë të gjallë.

Megjithatë kohëve të fundit kabllot e pompës u infektuan dhe Lee-së iu tha se është e nevojshme të gjejë një donator brenda dy ditëve përndryshe do të vdiste.

Ja edhe video që tregon zemrën e gjallë në një aparat, metodë e re kjo e cila po funksionon në shpëtimin e jetërave të njerëzve.

Kështu një donator zemre u gjet dhe e mbajti atë të gjallë duke përdorur metodën e re të vendosur në kuti, për të lejuar një transplantim të sukseshëm që Lee të mbijetojë.

Kështu metoda e re quhet ‘’Zemra në një kuti’’, mund të ringjallë një zemër pasi dhuruesi do të qëndrojë i vdekur për 30 minuta dhe mund ta mbajë atë në gjendje pune për 8 orë derisa pacienti i transplantuar është i gatshëm për ta marrë përsëri atë.

Pacienti Lee u shpreh i çuditur duke thënë:

‘’Fakti se tashmë mund të mbahet një zemër e gjallë në kuti ishte dallimi në mes jetës dhe vdekjes për mua’’.

Sipas spitalit britanez, pacienti i tyre tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT