Mania për t’u dukur shumë më e re, e freskët dhe e bukur duket se e ka prekur edhe këngëtaren Shkurte Fejza. Ikona e muzikës folklorike ka synuar një seri fotografish tejet rinore, shkruan “Kosovarja”.

Ka pozuar dhe është veshur si një vajzë trendi dhe i ka porositur mjeshtrit e “foto-shopit” që të punojnë mirë dhe me kujdes në çdo detaj.

Në këtë fotografi që po e botojmë, Shkurta, më shumë ngjan në Dafina Zeqirin sesa në veten e saj.

Shkurta është zonjë e pashme, pa dyshim këngëtare me vlera të pa krahasueshme, por edhe ajo si koleget me dëshirën e madhe për tu dukur gjithmonë rinore dhe e freksët.

Ndryshe, këngëtarja nuk flitet të ketë bërë ndonjë ndërhyrje në fytyren e saj, siç flitet për disa nga koleget e afërta të skenës muzikore, shkruan “Kosovarja”.