Kur Kadri Veseli kishte zgjedhur gabimisht Arta Bajramin në krye të Gjykatës Kushtetuese (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin në vitin 2015, në në mbledhjen e Komisionit për emërimin e dy anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka ngatërruar emërimin e kryetares së këtij organi, Arta Rama- Hajrizi me këngëtaren Arta Bajrami.

Veseli pasi që i kërkoj falje kryetares Rama-Hajrizi, deklaroi se ka problem të mbaj në mend emrat.

Ndryse, Arta Rama-Hajrizi është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Kushtetuese në seancën administrative të mbajtur sot në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor, kur edhe përfundon mandati i saj i parë”, thuhet në njoftim.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT