Kur do të luajë Besart Berisha për Kosovën?

Besart Berisha, sulmuesi Melbourne Victory, mund të luajë për Kosovën në ndeshjen ndaj Kroacisë, e cila luhet me 6 tetor në Shkodër.

Kosova do të jetë e kompletuar për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës, pasi FIFA u dha dritën jeshile për aktivizimin e yjeve si: Milot Rashica, Samir Ujkani, Alban Meha, Herolidn Shala, Valon Berishës, Amir Rahmanin, Vedat Muriçit, Albert Bunjakut e Enis Alushit.

Por, ekipit të Albert Bunjakut, në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë mund t’i shtohet edhe një yll, shkruan Express.  Fjala është për super sulmuesin prishtinas, Besart Berisha, i cili po shkëlqen me Melbourne Victory në Australi.

 

 

Burime të Gazetës Express pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) bëjnë të ditur se Berisha i ka bërë me dije FIFA-së se dëshiron për Kosovën.

Por, Berisha ende nuk ka aplikuar pasi duhet të heq dorë nga shtetësia e Gjermanisë. “Pasi ta rregulloj çështjen e shtetësisë, Berisha do të bëjë kërkesë në FIFA. Besojmë që ai do të jetë gati për ndeshjen me Kroacinë”, ka thënë një burim brenda FFK-së.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT