Lionel Messi duhet të presë që të debutojë me Paris Saint Germainin.

Messi ka nisur stërvitjet te klubi i ri, pas largimit nga Barcelona.

Ai mezi pret të debutojë me fanellën e PSG-së, por Mauricio Pochettino, ka deklaruar se fillimisht duhet të punojë dhe të rikuperohet pas më shumë se një muaj pushim.

“Kur ta shohim Leo… sot ishte vetëm dita e dytë e stërvitjes pas një muaji që kur ai luajti ndeshjen e fundit, finalen e Kupës së Amerikës. Le të shkojmë hap pas hapi, ditë pas dite. Prioriteti është fillimisht që të jetë mirë, të ndihet mirë dhe kur të jetë i gatshëm për lojë atëherë do të debutojë”, tha ai.

Messi të shtunën do të prezantohet në Parc des Princes para mijëra tifozëve.