“Kuqezi”projekti i ri i Stupca’-ve dhe i ‘Portokalli’ -së

Seriali më i ri, prodhim i televizionit “DigitAlb”, i autorit Altin Basha, mbanë emrin “Dekalogu Kuq e Zi”.  Regjisori i emisionit më të famshëm humoristik në Shqipëri “Portokalli”, ka bërë bashkë aktorët më të mirë këndej e andej kufirit, për serialin e ri.  Akrorët e njohur kosovarë “Stupcat” dhe ata të Shqiperisë “Portokalli” së bashku vijnë me serialin “Dekalogu Kuq e Zi”. Kjo është bërë e ditur sonte gjatë  një konference për media.

Gajtë kësaj konference, producenti dhe aktorët treguan se janë shumë të kënaqur me serialin komik dhe besojnë se edhe shikuesit do të ndahen të kënaqur.

Madje aktorët këtë serial e konsiderojnë si “el clasiko”.

Alban Jaha ka thënë se sonte janë këtu që të prezentojnë super serialin nga “DigitAlb”, që është organizuar nga aktorët më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne jemi këtu që të prezëtojmë serialin nga “DigitAlb”, që mund të them që ështe ndër serialet më te mira.Në serialin që po marrin pjesë jo vetëm aktorët nga Kosova dhe Shqipëria. Kosova dhe Shqipëria jami së bashku kudo, pse mos të jemi edhe në këtë serial. Është një projekt që besoj që do të pëlqehet nga publiku”, tha Jaha.

Producenti, Albin Basha tha se përveç punës së madhe që është bërë, shprehet i bindur se ky serial komik do të pëlqehet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Ndërkaq, aktori Vedat Bajrami ndjehet shumë i lumtur që është pjesë e këtij seriali.

” Për neve ka qenë projekti më i madh deri më tani sepse ka qenë koha e shkurt për me punu tërë këtë projekt. Shpresoj që publikut ka me i pëlqy për tërë këte punë qe e kemi bërë” , ka thënë Bajrami.

Çdo seri është një histori më vete, ku çdo shqiptar mund të gjejë pak nga eksperienca personale në Shqipëri dhe Kosovë.

Tipare të përbashkëta të sjelljeve tona sociale vijnë të parodizuara nga një grup aktorësh shumë të njohur të komedisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në rolet kryesore në këtë serial janë: Vedat Bajrami, Gazmend Paja, Osman Azemi, Florian Binaj, Mensur Sahatçiu dhe Besart Kallaku.

Ndryshe transmetimi i serialit do të bëhet më 26 mars në kanalin “T”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT