Kupa Botërore 2022: “Punëtorët e Katarit nuk janë punëtorë, ata janë skllevër dhe nuk po ndërtojnë stadiume” (Foto)

Kupa e Botës 2022 do të zhvillohet në Katar në një vend tejet të largët dhe më ndryshe se të tjerat.

Por, një e vërtetë e dhimbshme vjen sot nga mediat e huaja në veçanti “Independent” të cilët kanë shkruar për situatën e tanishme në Katar, transmeton IndeksOnline.

Në këtë vend janë duke u përdorur skllevër për ndërtimin e stadiumeve dhe jo punëtorë ose njohës për këtë çështje.

Madje, është zbuluar se ata marrin nga 400 dollarë amerikane në muaj, por numri i të lënduarve dhe të vdekurve gjatë punimeve është tejet i madh, e që Qeveria e Katarit është duke i fshehur dhe nuk po i zbulon numrat.

Pra, është shqetësuese fakti se Kampionati Botëror në vitin 2022 do të zhvillohet mbi “njerëz të vdekur”.

Kujtojmë se Katari së fundi është akuzuar për blerje të votave, vetëm që të jetë pjesëmarrëse e Kupës së Botës. Dhe, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, por ka spekulime se FIFA ka gjasa ta anulojë Kampionatin në Katar./IndeksOnline/