Origjina e Kung Fu është një vend i quajtur Tempulli Shaolin, ku murgjit kanë praktikuar Kung Fu për shëndet dhe vetëmbrojtje.
Tempulli i parë Shaolin ka qenë një manastir budist i ndërtuar në vitin 377 në provincën Henan në Kinë.
Një princ budist, Bodhidharma, ose siç thuhet kinezisht Da mo, udhëtoi në tempull për mësime fetare, por murgjit i gjeti me shëndet të dobët. Për të gjetur një mënyrë që murgjve t’u japë fuqi dhe vitalitet, Da Mo e mbylli veten në një dhomë për nëntë vite për të medituar, transmeton lajmi.net
Si rezultat, puna e tij Yi Jin Jing, një seri ushtrimesh të cilat zhvillojnë fuqinë, vitalitetin, energjinë, konsiderohen si arti marcial origjinal Shaolin.
Historikisht, Kung Fu në Kinë ka qenë pjesë e edukimit të studentëve dhe liderëve në qeveri. Njerëzit kinez i kanë kushtuar rëndësi praktikimit të Kunf Fu-së sepse ata kanë ndjerë më shumë respekt, durim, njerëzim dhe moral.
Shumë amerikanë besojnë se Kung Fu është një term i cili përshkruan një art të vetëm marcial, siç janë Taekwondo, Judo ose Aikido, transmeton lajmi.net
Në realitet, Kung Fu është një term i përgjithshëm i cili përfshin qindra stile të arteve marciale kineze. Shembuj të stileve Kung Fu janë Long Fist, Eagle Claw dhe Taiji Quan.
Një koncept tjetër është se Kung Fu është stil i cili krahasohet me karatenë ose stile të tjera të rënda. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Çdo stil i Kung Fu-së ka teknika të rënda dhe më të lehta. Gjithashtu, njerëzit besojnë se Kung Fu është një stil sipërfaqësor, ndërsa Taji Quan është stil i brendësisë.
Derisa shumica e stileve të Kung Fu-së theksojnë zhvillimin e jashtëm, të gjitha stilet përmbajnë të dyja komponentet bashkë, atë të jashtëm dhe të brendshëm. /Lajmi.net/