Sipas formatit të ri të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, që e ka mirtaur UEFA, kampioni i Kosovës do të luajë para kualifikime, me kampionët e tri shteteve tjera që janë në pozitat fundit në Ligën e Kampionëve.
Turneu i kampionëve të Gjibraltarit, San Marinos, Andorrës dhe Kosovës do të zhvillohet në Gjibraltar dhe fituesi i këtij turneu do të luajë në xhiron e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, raporton Insporti.Dy prej tre kundërshtarëve të Dritës tashmë janë të ditur.
Andorrën në këtë turne do ta përfaqësojë ekipi Santa Coloma, që është kampion i këtij shteti, kurse kampion i shtetit vendës, Gjibraltarit është ekipi Lincoln Red Imps.Së shpejti do të dihet edhe kundërshtari i tjetër i mundshëm, kampioni i San Marinos, kurse Insporti edhe më herët ka raportuar se UEFA me short do të vendosë se kush me kë luan në këtë turne.