Kumanovë: E arrestuan, ia shkatërrojnë shtëpinë, Komisioni nuk ia vlerëson dëmet (Video)

Lagjja e Trimave po vazhdon t’i kthehet normalitetit, por familja e të arrestuarit Besnik Ajdini nuk po gjen shpresë për rimëkëmbje.

Dhimbjet e tyre janë shtuar edhe më tepër kur janë injoruar nga Komisioni për verifikimin e dëmeve, pasi shtëpia e tyre nuk është vlerësuar.

Bashkëshortja e Besnikut, Luljeta, dyshon se Komisioni nuk e ka bërë këtë me qëllim, njofton Alsat-M.

“Nuk e kanë vlerësuar shtëpinë. Kanë ardhur disa njerëz dhe na kanë vizituar, mirëpo me pyet se a kanë vlerësuar diçka, nuk kanë pyetur. Kjo nuk ka mbetur për të jetuar, por nga zori do të qëndrojmë. Shkaku se burri në burg, për atë nuk e kanë vlerësuar. Ata vetë na e bënë dëmin, vetë e morën Besnikun, gjithçka tjetër bëjnë si donë vetë”, tha Luljeta Ajdini, bashkëshortja e Besnik Ajdinit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT