Kukësi “masakron” Bernard Berishën

Ka zhvilluar një superndeshje Bernard Berisha në Kukës, duke sakrifikuar shumë, pasi ka marrë goditje pa fund. Ka qenë vërtet si një hero. Thuajse të gjitha ndërhyrjet brutale të lojtarëve veriorë ishin në dëm të kosovarit, i cili, sapo ngrihej, rrëzohej sërish për shkak të këtyre ndërhyrjeve. Madje, është parë edhe gjatë ndeshjes se kishte vetullën të mjekuar.

Një ditë pas ndeshjes, mjeku Jorgo Pantazi ka shpjeguar gjendjen e lojtarit: “Nuk di çfarë të them, pasi Berisha ishte lojtari, i cili u masakrua më shumë në atë ndeshje. Këtë e tregojnë edhe shenjat, që ai ka në të gjithë trupin. Do të ishte më e mira të kisha bërë edhe një foto, që ta shikonin të gjithë, por ju them se në vetull u mjekua, në trup kishte shenja pa fund, ndërkohë që në këmbë dhe në pjesën e kyçeve kishte marrë më shumë goditje, shkruan ‘Sport Ekspres’.

Ishte lojtari më i dëmtuar nga kjo ndeshje, por për gjendjen e tij do të flasim më konkretisht ditën e nesërme (sotme), kur të jetë në stërvitje”. Bernard Berisha meriton notën më të lartë për ndeshjen e fundit, pasi ishte njeriu, që i dha ritëm të lartë skuadrës kampione. Nga ndeshja në ndeshje lojtari kosovar ka pasur rritje dhe këtë e ka vërtetuar fusha.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT