Kukësi gjenë trajnerin e ri

 

Gjërat kanë lëvizur me shpejtësi në klubin verilindor. Sot paradite, drejtuesit e klubit kuksian kanë larguar nga detyra trajnerët serbë, Radanoviç-Gvozdenoviç.

Boshllëkun e krijuar presidenti Gjici ka nxituar menjëherë për ta plotësuar. Mësohet se oferta për t’i besuar që nesër drejtimin e skuadrës së Kukësit i është bërë Gugash Maganit, ish-trajner i bardhebluve të Tiranës.

“Po, do të vij në Kukës!”, mësohet të jetë shprehur trajneri Magani, i cili pritet që sot në mbrëmje të nënshkruajë edhe kontratën me presidentin Gjici për të drejtuar skuadrën kuksiane në Europa League, por edhe në sezonin e ardhshëm./Sportal/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT