Është çelur në Kukës ekspozita kolektive “77 hapa dhe Miti”, në nder të akademikut Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar. 25 vepra arti, të studentëve të tij erdhën para artëdashësve. Vetë Profesor Rexhep Ferri, shprehet se i ka mësuar që të nisin një rrugë, e cila i mëson si ta pikturojnë natyrën, por edhe ta ndërtojnë atë.
Rexhep Ferri: “U kam treguar se duhet ta ndjekin një rrugë dhe gjatë asaj rruge ata do ta gjejnë vetveten. Këto janë të ndara në dy faza për studentët. Faza e parë e lidhur me natyrën për ta kopjuar natyrën dhe faza e dytë për ta krijuar natyrën”.
Për Ish studentët, prof Rexhep Ferri, është një udhëheqës i denjë në rrugën e artit.
Ish-studente: “Është interesante se si e ka bart jetën në periudha të ndryshme dhe si ka mbërritur deri në Kukës. Neve na ka dhënë rrugën dhe mençurinë e vet që ne të jemi ata të mençurit prej asaj mençurie që të gjejmë rrugën që na përket si individë e personalitet”.
Student : “Unë mund të them lirisht që profesor Ferri është një prej artistëve të parë që vunë bazamentet e artit modern në Kosovë”.
Në 25 vepra është paraqitur në pjesëz e një periudhe historike të zhvillimit të artit viziv në Kosovë. Në ekspozitë spikati individualiteti i secilit autor, ku dallohej qartë larmia e koncepteve, e stileve e teknikave./Oranews
- Advertisement -