DrenicaPress ditë më parë ka raportuar për blerjne e një telefoni me 500 false në qytetin e Skenderajt, ku punëtori i një poste të shpejtë pat raportuar se i dyshuari mashkull ka porositur një telefon në Skenderaj. Pasi ja ka sjellur telefonin i dyshuari e ka bërë pagesën, mirëpo një kartëmonedhe prej 500 (pesë qind) € e cila është konfiskuar dyshohet të jetë e falsifikuar.

Edhe një rast i ri me 500 euro fale është regjistruar në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, transmeton drenicapress.info

Mësohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga person-a të panjohur është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /DrenicaPress/

Blen telefon në Skenderaj me 500 euro false