Kujdes: Një virus i ri në Android mund t’ju spiunojë

Është shfaqur një lloj i ri virusi në softuerin Android, i cili është shumë i ndryshëm nga viruset e tjerë. I quajtur PowerOffHijack, virusi mund të mashtrojë përdoruesit që të mendojnë se pajisjet e tyre janë të çaktivizuara, por në fakt, ato vazhdojnë të qëndrojnë aktive dhe mund të spiunojnë përdoruesit.
Sipas një njoftimi nga AVG, virusi është shfaqur fillimisht në Kinë dhe është shpërndarë nëpërmjet dyqaneve kineze të aplikacioneve. Virusi ka infektuar rreth 10 mijë pajisje.
Virusi mund të prekë pajisjet që operojnë me versionet më të vjetra se sistemi Android 5.0 Lollipop, duke vepruar kur përdoruesi shtyp butonin për çaktivizimin e pajisjes. Përdoruesi mund të mendojë se telefoni i tij është i fikur, por në fakt nuk është e vërtetë, pasi virusi mund të bëjë thirrje telefonike, të shkrepë foto apo të bëjë veprime të tilla të ngjashme që mund të infiltrojnë të dhënat personale të përdoruesit.
Virusi mund të përdorë telefonin për të dërguar mesazhet tuaja tek palë të treta, të regjistrojë një telefonatë ose të marrë një foto, duke e kthyer kështu telefonin në një pajisje spiunuese.
AVG sugjeron përdoruesit që të heqin baterinë e telefonit, që të sigurohen se e kanë fikur krejtësisht pajisjen, kështu nuk do të mund të spiunohen nga palë të treta. Antivirusi i fundit i kompanisë AVG mund ta zbulojë virusin, raporton krokodili.al
- Advertisement -

MË TË FUNDIT