Parashikimi i motit për dy ditët në vijim.

Dy ditët në vazhdim do të jenë kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Të mërkurën temperaturat maksimale deri në 37C e 38C.

Sipas Prishtina Weather të martën do të kemi mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell. Përreth relieveve pasdite mund të ketë zhvillime të vranësirave të pakta.

Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 17C deri 36C, e në vise malore nga 14C deri 28C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-7m/s. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Ndërkohë dita e mërkurë do të jetë kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 18C deri 38C, e në vise malore 16C deri 29C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-8m/s, e në Dukagjin me hove edhe deri në 13m/s.

Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit.

Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj edhe në vlera mesatare.