Kujdes! Edhe sonte priten të rreshura si mbrëmë!

Drejtoria për punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se Maqedonia edhe sonte do të jetë me shi dhe me të rreshura që mund të shkaktojnë përmbytje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoninë perendimore do të mbizotëroj mot jo stabil që do të karakterizohet me të rreshura të rrezikshme që mund të shkaktojnë përmbytje në vende malore.

Nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike apelojnë për kujdes dhe të mos dilet nga shtëpiat dhe në rast vërshimesh të evakuohet vendi dhe shtëpitë e rrezikuara./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT