Kujdes: “Du me votu”, krijohet faqja e dyshimtë që i po kërkon donacione diasporës, u kërkojnë edhe të dhënat bankare

“Du-me-votu.com” quhet një faqe e dyshimtë e krijuar së fundi, e cila kinse ka si qëllim lejimin e votimit për diasporën.

“Du-me-votu.com” përveç disa të dhënash private, kërkon donacione si edhe të dhënat e xhirollogarisë bankare.

Admir Molla dhe Gjentile Bajra janë dy aktivistë që jetojnë në diasporë të cilët shihen publikisht se përkrahin këtë iniciativë, shkruan Indeksonline.

Kërkesa për publikimin e të dhënave personale dhe bankare janë të ndjekura edhe penalisht.

Ndaj kësaj iniciativë të dyshimtë ka pasur para pak minutash edhe një reagim nga KQZ-ja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shqetësim ka pranuar informacionet se gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online, i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve jashtë Kosovës si dhe donacione.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata-ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

KQZ-ja njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është i vetmi institucion që ka mandate kushtetues dhe ligjor për të organizuar dhe mbikëqyrur procesin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të informacioneve, lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të marrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në reagimin e KQZ-së./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT