Kuçi: Mund të isha kryeministër para Bajram Rexhepit

Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka pasur mundësi të behët kryetar i Kuvendit, por edhe kryeministër.
Madje ai ka treguar se kryeministër ka mundur te jetë edhe para Bajram Rexhepit.
 Mirëpo, Kuçi në emisionin “Komitetit” në RTK ka treguar se nuk i ka pranuar këto poste, pasi sipas tij është dashur të behët i pafytyrë.
” Kam mundur të jem kryetar i kuvendit. Kam mundur të jem edhe kryeministër. Kam pasur ofertë edhe para Bajram Rexhepit, por është dashur të behëm i pafytyrë. Këto poste nuk i kam pranuar për këtë arsye”, ka thënë Kuçi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT