Kuçi: Gabimi më i madh është formimi i Gjykatës Speciale

Ministri i Ekonomisë dhe i Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është gabimi më i madh në historinë e pasluftës së Kosovës.

Ai ka shtuar se AAK-ja do të ishte pro shfuqizimit të këtij ligji çdo herë, porse shton se lidhur me këtë është hyrë në procedurë të pakthyeshme.

“AAK mendon që përveç tjerash çka do të humbim. Në këtë ambient politik duhet të shikohet çfarëdo iniciativë që merret në këtë aspekt. Çfarëdo që është qëndrimi i AAK-së është edhe qëndrimi im personal. Gabimin më të madh në historinë e pasluftës e kemi bërë kur e kemi votuar këtë ligj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk duhet të përzihen shërbimi i një ish-ushtari në luftë dhe veprimet e tij pasluftës.

Kuçi ka shtuar se deputetët kur e kanë votuar Ligjin e Speciales nuk kanë menduar hiç.

“Kolegët e partisë time nuk e kanë votuar Ligjin për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT