Ku ishin sindikatat e Kosovës kur u shitë nga politikanët e kohës, gjithçka për skrap?

Ish anëtari i LDK-së, Luan Gacaferi ka pyetur se ku ishin sindikatat në shumë raste që patën rëndësi jetike për vendin tonë, shkruan Syri net Kosova.

Gacaferi mes tjerash ka pyetur se ku ishte sindikata kur u shitë Feronikeli për asgjë, pastaj kur u shitë aeroporti të Turqit e kur posta e Kosovës u kthy në postë partish për të punësuar vllaznit, motrat, dajët, dashnoret, halla e teze.

“Ku ishin sindikatat e Kosovës kur u shitë nga politikanët e kohës, gjithçka për skrap? Ku ishte sindikata kur u shitë Feronikeli për asgjë hiç! Ku ishte sindikata kur u shitë aeroporti të Turqit për asgjë hiç! Ku ishte sindikata kur posta e Kosovës u kthy në postë partish për të punësuar vllaznit, motrat, dajët, dashnoret, halla e teze!

Ku ishte sindikata e arsimit kur arsimi u degradua deri në atë masë sa ma shumë kemi të diplomuar në fakultete se kemi me shkollë fillore e me gjimnaz të kryer!!! E lërë pastaj rezultatet në PISA që për nxënësit e Kosovës ishin me poshtë te ranguara se shumë shtete të Afrikës!”, ka shkruar ai.

Postimi: