KEDS Sh. A. njofton se mbrëmë, më 07.04.2015 rreth orës 23:00, ekipet për rregullimin e prishjeve, mbrojtjes rele dhe të matjes kanë arritur që ta kthejnë furnizimin me energji elektrike në qytetin e Hanit të Elezit, pas përfshirjes nga flaka në mëngjesin e djeshëm të disa kthinave në nënstacionin NS 110 / 6kV Hani i Elezit. Ekipet e KEDS-it dhënë maksimumin që të kthehet furnizimi me energji elektrike tek konsumatorët.
KEDS Sh. A.
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime
- Advertisement -