Ktheheshin nga dasma, kryefamiljari vdes në aksident

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Mjeti tip “Volkswagen Polo” me targa AA 638 CZ është përplasur me një “Porsche Cayenne” me targa AA 200 JU në vendin e quajtur “Liqeni” në aksin Fier-Levan.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme 65-vjeçari Kujtim Guci nga Vlora. Shoferi i “Vokswagen”-it ishte i biri i tij, ndërsa ata po ktheheshin nga një gëzim familjar. Mësohet se 65-vjeçari dhe të afërmit e tij, i biri dhe bashkëshortja, kishin qenë në një dasëm në Roskovec. Djali, së bashku me të ëmën kanë marrë plagë të lehta si pasojë e përplasjes, por shoku psikologjik pas humbjes së kryefamiljarit është e madhe. Fatmirësisht, ata të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tjetër.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT