Kthehen në Kosovë 121 refugjatë nga Gjermania

Nga aeroporti “Baden Airpark” afër Karsluhes sot për në vendlindjen e tyre janë nisur 121 kosovarë, raportojnë mediet gjermane.

Të gjithë refugjatët së fundmi kanë qëndruar në Baden-Württemberg, deklaruan autoritetet atje.

Një organizatë që mbron të drejtat e refugjatëve sot më herët kishte protestuar ndaj këtij dëbimi të kosovarëve.

Nuk raportohet për incidente gjatë procesit të dëbimit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT