Kthehen ethet dhe emocionet e Championsit

Ethet dhe emocionet e garës më prestigjioze evropiane, ato të Ligës së Kampionëve, do të kthehen në kontinentin e vjetër të martën, kur nis edicioni i ri. 32 skuadrat më të mira do të bëjnë luftëra të mëdha në mes veti, por në fund vetëm njëra prej tyre do të festojë. As në këtë eveniment të madh nuk do të mungojnë shqiptarët. Madje, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi do të luajnë në natën hapëse me Arsenalin si mysafirë të PSG-së

Të martën do të fillojë edicioni i ri i garës më prestigjioze evropiane, asaj të Ligës së Kampionëve. Skuadra të mëdha evropiane do të nisin aventurën në Ligën e Kampionëve me synim për ta fituar këtë trofe të madh i cili u jep epitetin e ekipit më të mirë në Evropës.

Kampion aktual i Ligës së Kampionëve është Real Madridi që në finale edicionin që lamë pas mposhti Atletico Madridin pas penalltive në “San Siro”, shkruan sot gazeta Zëri.

Vëmendja në këtë kompeticon pritet të jetë në grupin A, në duelin ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit. Të dyja ekipet synim këtë vit kanë që ta fitojnë këtë trofe të cilin janë duke kërkuar me ngulmë tash e sa vite.

Në këtë grup bënë pjesë edhe Baseli i Taulant Xhakës, që do të luaj ndaj Ludogorets. Mesfushori i PSG-së, Lucas Moura, duke folur rreth ndeshjes së parë ka parashikuar të vështirë duelin me Arsenali.

“Do ta fillojmë aventurën tonë në Ligën e Kampionëve me një ndeshje të vështirë. Arsenal ka një ekip tejet cilësor por nuk i frikësohemi. Në këtë ndeshje do të kërkojmë rezultat pozitiv pasi vetëm kështu mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Lucas.

Nga ana tjetër mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, që pritet të debutoj për londinezët në Ligën e Kampionëve është shprehur optimist para ndeshjes ndaj PSG-së.

“Gjëja me ë rëndësishme është që të përqendrohemi për ndeshjen ndaj PSG-së. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë pasi ata kanë një ekip shumë të fort dhe lojtarë tejet cilësor. Për ne është e rëndësishme të luajmë lojën tonë dhe të marrim tri pikë nga ky takim”, u shpreh Mustafi.

Interesante edhe ndeshjet tjera

Të martën do të luhen edhe gjashtë takime të tjera në kuadër të Ligës së Kampionëve. Duele interesante pritet të sjell edhe grupi B, ku Benfica, në shtëpi do të kërkoj ta nis me këmbë të mbarë përballë kampionëve të Turqisë, Besiktasit.

Dynamo Kyiv pritet të ketë punë të vështirë përballë skuadrës italiane Napoli. Në ndeshjet tjera Barcelona që këtë vit do të kërkoj ta rrëmbej trofeun e Ligës së Kampionëve, në kuadër të grupi C, do të luaj në shtëpi përballë Celtic, që llogaritet favorit në këtë përballje përballë skocezëve, përderisa Pep Guardiola, aventurën e tij në Ligën e Kampionëve, me Manchester Cityn, do ta nis përballë skuadrës gjermane Borussia Moenchengladbach, të cilën e njeh mjaft mirë në kampionati gjerman.

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, pritet të ketë punë të lehtë në shtëpi ndaj Rostov, në grupin D, përderisa nën-kampioni i kësaj gare Atletico Madrid, në udhëtim do të jetë mysafir i PSV Eindhoven. Të kujtojmë që të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 20:45./Zëri/

Grupi A

20:45 Basel – Ludogorets

20:45 PSG – Arsenal

Grupi B

20:45 Benfica – Besiktas

20:45 Dynamo Kyiv – Napoli

Grupi C

20:45 Barcelona – Celtic

20:45 Man. City – B. Moenchengladbach

Grupi D

20:45 Bayern Munich – Rostov

20:45 PSV – Atletico Madrid

- Advertisement -

MË TË FUNDIT