Kryetari Veseli: Mbretëria e Bashkuar – një mbështetëse e madhe e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.
Kryetari Veseli, pasi e uroi ambasadorin për detyrën e re në Kosovë, e njoftoi atë me gjendjen e aktuale në vend, sfidat, problemet dhe proceset në të cilat është duke kaluar shteti i Kosovës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e falënderoi z. O’Connell për ndihmën e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, duke e konsideruar Mbretërinë e Bashkuar një mbështetëse të madhe të vendit tonë.
Ambasadori O’Connell, i cili ka qenë prezent në Kosovë në momentet vendimtare në kohën e shpalljes së pavarësisë dhe është i familjarizuar me kontekstin e zhvillimeve në Kosovë, shprehu kënaqësinë për detyrën që ka marrë dhe përkushtimin për të ndihmuar avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë. Ai e siguroi kryetarin Veseli për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij për Kosovën edhe në të ardhmen, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT