Kryetari Mulaku priti përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Vushtrrisë

 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë,Bajram Mulaku,gjatë ditës priti një grup aktivistësh të Degës së Kryqit të Kuq të Kosovës në Vushtrri, bënë të ditur komuna nëpërmjet një njoftim për shtyp.
 Zyrtari i kësaj organizate humanitare, Blerim Ibrahimi,e informoi kryetarin Mulaku përkitazi me aktivitetet, bashkëpunimin, sfidat dhe mundësitë e avancimit të KK në Komunë, duke përmendur me këtë rast një varg aktivitetesh që po organizohen këto ditë.
Në anën tjetër, Mulaku përgëzoi përfaqsuesit e KKK për punën e palodhshme që po kryejnë, duke ju ofruar mbështetje dhe përkrahje për realzimin e objektivave që dalin nga planet e punës. Mulaku me këtë rast ka vazhduar të mbetet anëtar i KKK, duke kryer obligimin e anëtarësisë si dhe dhuroi një shumë simbolike mjetesh për fondet humanitare të kësaj organizate. Ndryshe,KKK,Dega në Vushtrri,këto ditë është duke zhvilluar një aktivitet intensiv në anëtarësimin e qytetarëve,kurse për nesër në Sheshin “ Adem Jashari” është paraparë të mbahet një program kulturo-artistik që do të përcillet edhe me aktivitete të nduarndurta të anëtarëve të KK.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT