Kryetari Lladrovci priti në takim kryetarin e Junikut, Agron Kuçi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim homologun e tij, kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi me të cilin kanë folur rreth organizimit të përvjetorit të 19-të, të rënies heroike të heronjve të Kosovës, Bekim Berisha-Abeja dhe Bedri Shala si dhe ushtarëve Elton Zherka e Permet Vula të cilët kishin renë në Betejën e Junikut.

Përvjetori i 19 i heronjve Bekim Berisha-Abeja e Bedri Shala dhe dëshmorëve Elton Zherka e Permet Vula të renë në Betejën e Junikut, do të mbahet me 10 Gusht të këtij viti në Junik dhe dy homologët kanë biseduar për organizimin e këtij përvjetori. Lladrovci e Kuçi kanë biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve lokale dhe shkëmbimin e përvojave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT