Në vazhdën e bashkëpunimit, sot Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari Ramiz Lladrovci, së bashku me Fondin e Kosovës për Eficiencë të Energjisë, kanë nënshkruar edhe 5 marrëveshje të tjera për inicimin e projekteve në ndërtesat publike komunale për përmirësimin e efiçiencës së energjisë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin menaxhues të FKEE-së, Admir Shala, javë më parë kishin nënshkruar edhe 5 marrëveshje për ndërtesa të tjera dhe tani totali i vlerës së investimeve që do të fillojnë në vitin tjetër do të arrijnë mbi 1 milion euro.

Me arritjen e këtyre marrëveshjeve, Komuna e Drenasit do të përfitoj projekte për t’i pajisur me masa efiçiente disa nga shkollat e Drenasit dhe institucionet tjera publike. Këtyre marrëveshjeve i paraprinë, grupi punues nga ekspertët, i formuar nga komuna, të cilët kanë aplikuar në emër të komunës dhe janë plotësuar kriteret sipas FKEE-së dhe janë harmonizuar me Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë.