Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në një takim me delegacion nga Baden-Württemberg, të prirë nga sekretarja e shtetit të landit Baden-Württemberg, Theresa Schopper, i cili u mbajt në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj. Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i Arsimit, Bekim Latifi dhe Drejtori i shkollës së Kompetencës, Armend Bajraktari.
Në kuadër të bashkpunimit të Qendrës së Kompetencës dhe Landit Baden-Württemberg, këtë javë në Skenderaj, kanë qëndruar dy profesorë të cilët kanë mbajtur trajnim, me fokus në fushën e didaktikës dhe praktikës. Duke pasur për bazë modulin e parë, i cili është mbajtur në Karlsruhe dhe suksesin si dhe interesimin e profesorëve nga Qendra e Kompetencës në Skenderaj është vazhduar trajnimi dhe do të vazhdon të financohet nga landi BW.
Gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë ceromoniale u bë edhe dorëzimi i certifikatave të trajnimit për 6 profesorët e Skenderajt. Këto certifikata janë të lëshuara nga akademia e landit, e cila bën kualifikimin e arsimtarve profesional në Baden- Württemberg
Kryetari Jashari, i falënderoi për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë kësaj shkolle. Si dhe për këtë ndau një dhuratë me simbol të Komunës për znj. Schopper.
Poashtu znj. Schopper kishte përgatitur një dhuratë simbolike për Kryetarin Jashari.
Landi i Baden- Württembergut ka rëndësi të veçantë, pasi në këtë land janë të koncentruara kompanitë e mëdha (Daimler/ Mercedes Benz, Porsche, Bosch dhe shumë të tjera).