Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit “Krijimi i kushteve infrastrukturore për personat me nevoja të veçanta”, i cili përfshin ndërtimin e shtegut sinjalizues për personat e verbër në sheshin “Adem Jashari”, instalimin e sinjalistikës në semafora për personat e verbër si dhe rregullimin e çasjeve në shesh dhe në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, për personat me nevoja të veçanta.

Duke u shprehur i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Kryetari Jashari, tha se me projekte konkrete po deshmohet përkushtimi i ynë për secilën kategori dhe grup social të komunës sonë.