Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti feston fitoren e KB Prishtinës me tifozët e saj

Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka uruar klubin nga kryeqyteti për fitoren ndaj Rilskit, fitore kjo që e bën Sigal Prishtinën kampion të Ligës Ballkanike në basketboll

Ahmeti ka qenë pjesë e tifozëve të shumtë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë që janë mbledhur në mbrëmje për ta parë ndeshjen që zhvillohej në Samonove në Bullgari.

Ahmeti ka postuar disa fotografi të kësaj atmosfere me një shënim:Urime Prishtinë. Ndjenjë e papërshkrueshme!.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT