Kryetari i Obiliqit deklarohet për të ardhmen e tij politike pas dorëheqjes nga AAK

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të martën ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga të gjitha pozitat në AAK.

Pas reagimeve rreth së ardhmes së tij politike, Gashi një ditë pas ka sqaruar se nuk do të bashkohet me asnjë parti politike aktuale, njofton KlanKosova.tv.

“Rrugëtimi im do jetë vetëm me qytetarët e Obiliqit, Iniciativa Qytetare do të jetë strehë e gjithë qytetarëve me vullnet të mirë të cilët kanë vizion dhe ja duan të mirën qytetit të Obiliqit”, është shprehur Gashi.

Ai përmes Facebook iu është kundërpërgjigjur rivalëve politikë, duke u thënë se edhe në garën e ardhshme elektorale rezultati në Obiliq do të jetë i njëjtë.

“Dy partitë opozitare në Obiliq, i paska kapur frika pas dorëheqjes sime, si duket edhe disponimi e mbështetja e qytetarëve të Obiliqit për këtë nismë timen i ka bërë që të humbin peshën e arsyes e logjikës, z.Thaçi nga VV-ja më akuzon se po ‘viktimizohem’, po harron Halili se kur unë kam projektuar thyerjen e kufirit qindra vjeçarë shqiptaro-shqiptar, ai ka qenë duke u strehu në Castel, gjeneratat e vjetra e njohin historinë famëkeqe të Castel-it,tash gjeneratat e reja është mirë të i njoftoj Halili”.

“Ndërsa, kundër-kandidati im në dy palë zgjedhje lokale, ndaj të cilit kam triumfuar bindshëm, z.Krasniqi nga LDK-ja, konsideron se unë po tentojë të gjejë ‘strehë’ në kasollen e tij, të cilën e solli në këtë gjendje nga injoranca e tij dhe e njerëzve tij, normalisht që injorimi e distancimi nuk ju hap mundësi gjeneratave të reja”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT