Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkon të hetohen të gjitha krimet e pasluftës dhe jo vetëm organizata që kishte dal nga Ushtria Clirimtare e Kosovës, e cila u emërua si Shërbimi Informativ i Kosovs
39 deputet kërkojnë të hetohet SHIK’u, por Veseli kërkon të hetohen krimet dhe jo organizata që kishte dal nga UÇK.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli do të jepte votën e tij për hetimin e të gjitha krimeve të pasluftës por jo edhe SHIK’un që kishte dalë nga UÇK.
“Kryetari Veseli konsideron se aktualisht Kosova ka çështje dhe probleme shumë më të rëndësishme për vendin dhe qytetarët që duhen trajtuar. Por se pari duhet të kemi të qartë se askush nuk mund të bëjë hetime politike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mekanizmat e dalur prej saj sikurse ka qenë mes tjerash edhe Shërbimi informative i Kosovës. Në anën tjetër nëse ata 39 të nënshkruar pajtohen për të hetuar të gjitha vrasjet e pasluftës, pasurimin e paligjshëm, uzurpimet, reketimet, dhe dukuritë tjera të kësaj natyre, kryetari Veseli është i pari që do ta mbështes një iniciativë të tillë, politikisht dhe me votën e tij individuale”, tha për Express, Blerim Latifi, këshilltar politik i Kryeparlamentarit Veseli.